Ministria e Arsimit dhe Sportit

Sporti dhe statusi i sportistit të nivelit të lartë

Sportistët që përfitojnë statusin e nivelit të lartë klasifikohen, sipas përcaktimit në nenin 27 të ligjit nr. 79/2017 “Për Sportin”, të ndryshuar, sipas rezultateve të larta sportive:

Në veprimtaritë ndërkombëtare zyrtare:

  • “rekord olimpik”;
  • “rekord botëror”;
  • “rekord evropian”;
  • “rekord mesdhetar”;
  • “rekord ballkanik”;
  • “vendi i parë deri në të tetin në Lojërat Olimpike”;
  • “vendi i parë deri në të tetin në kampionate botërore”;
  • “vendi i parë deri në të gjashtin në kampionate evropiane”;
  • “vendi i parë deri në vendin e tretë në Lojërat Mesdhetare”;
  • “vendi i parë në “Kampionatin Ballkanik””.

Veprimtari kombëtare zyrtare:

  • sportisti i cili thyen rekordin kombëtar;
  • vendi i parë në kampionatin kombëtar për të rritur në sportet individuale;
  • sportistët që fitojnë vendin e parë në kampionatin kombëtar të kategorisë më të lartë në sportet kolektive.

Neni 27 (ligji 79/2017 “Për Sportin”, i ndryshuar)

Sportisti, trajneri dhe statusi i sportistit të nivelit të lartë

1.Sportistët që përfitojnë statusin e nivelit të lartë, sipas rezultateve sportive në veprimtaritë ndërkombëtare zyrtare :

a) “rekord olimpik”, “rekord botëror”, “rekord europian”, “rekord mesdhetar”, “rekord ballkanik”, “vendi i parë deri në të tetin në Lojërat Olimpike”, “vendi i parë deri në të tetin në kampionate botërore” dhe “vendi i parë deri në të gjashtin në kampionate europiane”, përfitojnë trajtimin, shpërblimin dhe integrimin në sistemin arsimor me drejtim sportiv, sigurisë kombëtare dhe mbrojtjes, punësimin në strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Brendshme.

b) “vendi i parë deri në vendin e tretë në Lojërat Mesdhetare” dhe “vendi i parë në “Kampionatin Ballkanik””, përfitojnë trajtimin, shpërblimin, integrimin në sistemin arsimor me drejtim sportiv, sigurisë kombëtare dhe mbrojt

c) sportistët e sporteve individuale, sipas federatave përkatëse, përfitojnë këtë status për klasifikime në veprimtaritë ndërkombëtare referuar parashikimeve të pikës 1, shkronjave “a” dhe “b” të këtij neni, sipas përcaktimeve në rregulloret ndërkombëtare të këtyre veprimtarive.

2. Institucionet e arsimit të lartë publik, që ofrojnë programe studimi me drejtim sportiv, siguri kombëtare dhe mbrojtje, sigurojnë kryerjen e studimeve pa konkurs dhe sipas një plani individual, për sportistët, të cilët plotësojnë kriteret e përfitimit të statusit të sportistit të nivelit të lartë sipas pikës 1 të këtij neni.

3. Institucionet e arsimit të lartë jopublik, që ofrojnë programe studimi me drejtim sportiv, sigurojnë ndjekjen e studimeve sipas një plani individual për sportistet që përftojnë statusin e sportistit të nivelit të lartë sipas pikës 1 të këtij neni.

4. Në veprimtari kombëtare zyrtare:

a) sportisti i cili thyen rekordin kombëtar dhe vendi i parë në kampionatin kombëtar për të rritur në sportet individuale, të përcaktuara në rregulloret e federatave përkatëse, përfitojnë trajtimin dhe shpërblimin nga fondet e njësive të qeverisjes vendore;

b) sportistët që fitojnë vendin e parë në kampionatin kombëtar të kategorisë më të lartë në sportet kolektive, të përcaktuara në rregulloret e federatave përkatëse, përfitojnë trajtimin dhe shpërblimin nga fondet e njësive të qeverisjes vendore.

5. Kriteret, mënyra e shpërblimit dhe trajtimit të sportistëve, që përfitojnë statusin e nivelit të lartë dhe trajnerëve te tyre, përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave.

Trajtimi i sportistëve që përfitojnë statusin e sportistit të nivelit të lartë dhe trajnerëve të tyre

 

Trajtimi i sportistëve që përfitojnë statusin e sportistit të nivelit të lartë bëhet sipas procedurave të parashikuara në vendimin nr. 687, datë 14.11.2018, të Këshillit të Ministrave “Për kriteret, mënyrën e shpërblimit dhe përfitimin e trajtimit për përgatitjen sportive të sportistëve, që përfitojnë statusin e nivelit të lartë”.